AGK-ja shpreh shqetësim pas shpërndarjes së numrit personal të gazetares Thaçi në “Albkings”

Welcome to Kosova Today

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit personal të gazetares, Ardiana Thaçi Mehmeti, në grupin “Albkings”. AGK-ja thotë se publikimi i numrit personal të gazetares Thaçi-Mehmeti “në shenjë hakmarrjeje nga Albkings, jo vetëm që e rrezikon sigurinë e saj personale, […]

AGK-ja shpreh shqetësim pas shpërndarjes së numrit personal të gazetares Thaçi në “Albkings”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit personal të gazetares, Ardiana Thaçi Mehmeti, në grupin “Albkings”.

AGK-ja thotë se publikimi i numrit personal të gazetares Thaçi-Mehmeti “në shenjë hakmarrjeje nga Albkings, jo vetëm që e rrezikon sigurinë e saj personale, por edhe shërben si tentim për ta frikësuar dhe heshtur atë”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon shpërndarjen e numrit, si dhe mesazhet e telefonatat denigruese që ka pranuar ditëve të fundit gazetarja Thaçi Mehmeti, me qëllim të dëmtimit të reputacionit të saj”, tha AGK-ja.

“AGK-ja, i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm lidhur me rastin e paraqitur nga kolegia Thaçi Mehmeti, në mënyrë që personi/at që e kanë shpërndarë numrin, dhe ata të cilët e kanë kontaktuar atë, të përballen me ligjin”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Asociacioni Gazetar Kosov Kosova Ardiana Mehmeti Albkings Policis Prokuroris

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Asociacioni Gazetar Kosov Kosova Ardiana Mehmeti Albkings Policis Prokuroris

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online