Ahmeti pas takimit me banorët e disa fshatrave të Lipjanit: Kjo është energjia dhe forca që na çon drejt fitores!
Kandidati i LDK-së për deputet, Imri Ahmeti i shoqëruar nga kandidatët e tjerë nga Komuna e Lipjanit, kanë vazhduar fushatën zgjedhore duke takuar qytetarë të shumtë nga kjo komunë. Ata të enjten kanë zhvilluar takime më banorët e fshatit Janjevë, Teqë dhe Bregut të Zi, duke marrë mbështetje të madhe në garën tyre për deputet, […]

Kandidati i LDK-së për deputet, Imri Ahmeti i shoqëruar nga kandidatët e tjerë nga Komuna e Lipjanit, kanë vazhduar fushatën zgjedhore duke takuar qytetarë të shumtë nga kjo komunë.
Ata të enjten kanë zhvilluar takime më banorët e fshatit Janjevë, Teqë dhe Bregut të Zi, duke marrë mbështetje të madhe në garën tyre për deputet, raporton ORAinfo.
7-shi i LDK-së ka shkruar se mirëpritja që kanë hasur tek banorët e këtyre fshatrave është vulë e fitores së madhe të 9 shkurtit.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Sot u pritëm ngrohtësisht nga banorët e Janjevës, Teqes dhe pastaj edhe të Bregut të Zi, ku mbështetja për LDK-në dhe kandidatët tanë ishte madhështore.
Në çdo fshat e lagje po na mirëpresin, prandaj bashkë do të jemi edhe më 9 shkurt në fitoren tonë të madhe!
Janjeva, vendi i gjurmëve të historisë, është edhe i vizionit për të ardhmen, ndërsa në Bregun e Zi ndjemë fuqinë e mbështetjes për ringritjen e së djathtës.
Kjo është energjia dhe forca që na çon drejt fitores!
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen. Ndryshimi është afër!
Bëhu ndryshimi duke votuar:
#LDK124
1️⃣ Lumir Abdixhiku
7️⃣ Imri Ahmeti
5️⃣5️⃣ Shkëlzen Hajdini
5️⃣6️⃣ Rasim Hasani
5️⃣7️⃣ Anila Reçica Llugiqi
5️⃣8️⃣ Ardian Olluri
4️⃣1️⃣ Lulzim Zhegrova