Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, një person i lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tre automjete. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka folur për “Front Online” lidhur me rastin. Ajo njoftoi se ka mbetur i lënduar një person. “Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tre automjete.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka folur për “Front Online” lidhur me rastin.
Ajo njoftoi se ka mbetur i lënduar një person.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, u shpreh Ahmeti.