Zelensky: Kina po furnizon me armë Rusinë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Kinën se po ndihmon Rusinë duke e furnizuar atë me armë. “Ne kemi informacione nga shërbimi i inteligjencës SBU se Kina po furnizon me armë Rusinë”, u tha sot Zelensky gazetarëve në Kiev, duke shtuar se ai synon të japë informacion më të detajuar javën e ardhshme. Ai gjithashtu [...]Read More...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Kinën se po ndihmon Rusinë duke e furnizuar atë me armë.
“Ne kemi informacione nga shërbimi i inteligjencës SBU se Kina po furnizon me armë Rusinë”, u tha sot Zelensky gazetarëve në Kiev, duke shtuar se ai synon të japë informacion më të detajuar javën e ardhshme.
Ai gjithashtu pohoi se përfaqësuesit e Kinës po prodhojnë armë në territorin rus.
Ukraina e ka mbrojtur veten kundër pushtimit rus në shkallë të plotë – me mbështetjen perëndimore për më shumë se tre vjet.