Vendimi i Speciales rreth kërkesës së Mustafës, avokati: Shqetësuese, keqpërdorim i qëllimshëm i ligjit
Avokati Ardian Bajraktari, e ka cilësuar si ‘‘shqetësuese’’, konstatimin e Speciales në rastin e Salih Mustafës, ku kjo gjykatë ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës apo të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, pasi që Mustafa kishte paraqitur pretendime për shkelje të të drejtave
Avokati Ardian Bajraktari, e ka cilësuar si ‘‘shqetësuese’’, konstatimin e Speciales në rastin e Salih Mustafës, ku kjo gjykatë ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës apo të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, pasi që Mustafa kishte paraqitur pretendime për shkelje të të drejtave dhe lirive të tij në lidhje me procesin penal kundër të tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Bajraktari ka shkruar se ‘‘i vetmi ligj detyrues në fuqi lidhur me dënimin në Dhomat e Specializuara, është Ligji nr. 05/L-053, për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që nuk u kërkon trupave gjykues të zbatojnë ligje të tjera të Kosovës në dhënien e dënimeve për krime ndërkombëtare, por vetëm t’i mbajnë parasysh ato ligje’’.
Ajo që ka konstatuar Dhoma e Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në rastin kundër z. Mustafa, është shqetësuese
Gjykata konstaton, përkatësisht merr për bazë, vetëm nenin 162, paragrafin 1, të Kushtetutës së Kosovës dhe thekson se “Dhomat e Specializuara funksionojnë në pajtim me kornizën e tyre ligjore, brenda sistemit juridik të Kosovës”.
Gjithashtu, u konstatua se i vetmi ligj detyrues në fuqi lidhur me dënimin në Dhomat e Specializuara, është Ligji nr. 05/L-053, për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që nuk u kërkon trupave gjykues të zbatojnë ligje të tjera të Kosovës në dhënien e dënimeve për krime ndërkombëtare, por vetëm t’i mbajnë parasysh ato ligje.
Megjithatë, është paragrafi 2, i nenit 162, që thotë se Dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorit të specializuar, i cili thekson se do të garantojnë të drejtat që i përmban Kapitulli II i Kushtetutës dhe në veçanti do të veprojnë në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të garantuara me Nenin 22, dhe në varshmëri me Nenin 55.
Ky mekanizëm qëllimisht po e kufizon mandatin e tij në dëm të drejtave të të pandehurve.
Ky më nuk është zbatim i ligjit, por, është keqpërdorim i qëllimshëm i ligjit. Ky nuk është gabim profesional, është më shumë se kaq!
Kjo shmangie nga zbatimi i parimeve bazë të drejtësisë lidhur me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës, instrumentet ndërkombëtare duke përfshirë edhe mos-zbatimin e ligjit më të favorshëm është e frikshme.