Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet rëndë një këmbësor – Deklarohet policia

Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë. Kështu ka bërë të ditur për FrontOnline, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor “Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në rrugën  “Nëna Terezë”në Fushë Kosovë, ka ndodhur një

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohet rëndë një këmbësor – Deklarohet policia

Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur për FrontOnline, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në rrugën  “Nëna Terezë”në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në polici”, ka thënë ajo.