Aksidenti me fatalitet në Klinë,Trainkos: Drejtuesi i veturës nuk i respektoi shenjat e trafikut
Kompania Trainkos, ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ndodhi dje në Jagodë të Klinës, ku një person vdiq e tre të tjerë u lënduan, pasi një veturë u godit nga treni. Përmes një komunikate, kjo kompani bëri të ditur se sipas raportit fillestar aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Kompania Trainkos, ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ndodhi dje në Jagodë të Klinës, ku një person vdiq e tre të tjerë u lënduan, pasi një veturë u godit nga treni.
Përmes një komunikate, kjo kompani bëri të ditur se sipas raportit fillestar aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit nga drejtuesi i veturës.
“Komunikacioni hekurudhor rregullohet me ligje dhe sinjalizime specifike, të cilat obligohemi t’i respektojmë në përpikëri. Rregullat dhe sinjalizimi i trafikut rrugor janë obligative për të gjithë përdoruesit e rrugës, përfshirë drejtuesit e mjeteve rrugore,” thuhet në njoftim.
Trainkos, apelon për kujdes maksimal dhe për respektim të rregullave të komunikacionit rrugor, me qëllim që të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla tragjike.
Ndër të tjera, në komunikatë, shprehet keqardhje e thellë për humbjen e jetës, duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.