Aksidenti tronditës në Uashington DC, Haradinaj: Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga lajmi për aksidentin mes një avioni dhe helikopteri në Uashington DC. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se në këto momente të rënda, mendimet janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. “I tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Uashington DC. Në këto

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga lajmi për aksidentin mes një avioni dhe helikopteri në Uashington DC.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se në këto momente të rënda, mendimet janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.
“I tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Uashington DC. Në këto momente të rënda, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Ngushëllimet më të përzemërta për mbarë popullin mik amerikan. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë”, ka shkruar Haradinaj.