Aksidentohet autobusi me studentë në Brazil, 12 të vdekur
Një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në juglindje të Brazilit, në shtetin e Sao Paulo. Për pasojë 12 studentë humbën jetën dhe 21 të tjerë mbeten të plagosur. Këtë e bëjnë të ditur autoritetet lokale. Shoferi i kamionit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, tentoi të [...]Read More...

Një autobus që transportonte studentë të universitetit dhe një kamion u përplasën në një autostradë në juglindje të Brazilit, në shtetin e Sao Paulo. Për pasojë 12 studentë humbën jetën dhe 21 të tjerë mbeten të plagosur.
Këtë e bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Shoferi i kamionit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, por më pas u ndalua dhe u dërgua në spital. Ai akuzohet për tentativë arratisjeje, vrasje nga pakujdesia dhe lëndim trupor.