Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka ndaluar 23,918 artikuj në tri lokale të Prishtinës.

Në njoftim shtohet se, ndër mallrat e ndaluar janë 16,394 mbrojtëse për telefona, kufje, kabllo, adapterë, orë inteligjente, lapsa elektronik, tastierë e artikuj të tjerë.

“Në mallrat e ndaluara janë evidentuar shenja të markave të njohura tregtare, përfshirë Apple, Louis Vuitton, Prada, Gucci dhe Guess. Sipas rezultateve të evidentuara, në lokalin e parë janë ndaluar 22,391 artikuj, në lokalin e dytë 477 artikuj, ndërsa në lokalin e tretë 1,050 artikuj”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Dogana e Kosovës ndalon 23,918 artikuj në tri lokale në Prishtinë

Prishtinë, 14 gusht 2026 Dogana e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve operative dhe kontrolleve ndaj subjekteve tregtare, kanë realizuar kontrolle në tri lokale, ku kanë ndaluar gjithsej 23,918 artikuj të ndryshëm.

Mallrat e ndaluara përfshijnë:

16,394 mbrojtëse për telefona mobilë;

kufje të modeleve AirPods dhe AirPods Max;

kabllo USB-C dhe Lightning;

adapterë dhe pajisje për mbushje;

orë inteligjente;

pajisje AirTag;

lapsa elektronikë;

tastiera dhe aksesorë të tjerë elektronikë; bateri për telefona mobilë.

Në mallrat e ndaluara janë evidentuar shenja të markave të njohura tregtare, përfshirë Apple, Louis Vuitton, Prada, Gucci dhe Guess.

Sipas rezultateve të evidentuara, në lokalin e parë janë ndaluar 22,391 artikuj, në lokalin e dytë 477 artikuj, ndërsa në lokalin e tretë 1,050 artikuj.

Dy nga subjektet e kontrolluara janë referuar për trajtim të mëtejmë në Sektorin për Kundërvajtje Doganore.

Ndërkaq, lidhur me subjektin e tretë, për shkak të sasisë dhe vlerës së lartë të mallrave të ndaluara, është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me udhëzimet e saj.

Të gjitha mallrat janë vendosur nën mbikëqyrje doganore dhe do t’u nënshtrohen procedurave përkatëse për verifikimin e dokumentacionit, prejardhjes së tyre dhe respektimit të legjislacionit doganor dhe të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe ekonomisë joformale, mbrojtjen e tregut të ligjshëm dhe parandalimin e qarkullimit të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe interesat e konsumatorëve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.