Aktori kosovar thotë se vëllai i Unikkatil nuk vdiq nga dr**a, por Policia njofton se në banesë iu gjetën armë e narkotikë
Dje, në banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë është gjetur i vdekur vëllau i reperit, Unikkatil, Mentor Palokaj. Lajmin mbrëmë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se rasti po hetohet. “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria…

Lajmin mbrëmë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se rasti po hetohet.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për
Mbrëmë në media është raportuar se vdekja e tij ka ardhur nga mbidoza, e për këtë ka reaguar aktori kosovar i cili ishte edhe mik i viktimës, Simon Tanushi.
Ai ka thënë se lajmet për mbidozën si shkak i vdekjes së Mentor Palokajt, nuk qëndrojnë.
“Lajmet qe po qarkullojne neper portale, me tituj “bombastik” se gjaja ka vdeke nga mbi doza… lajme te pa konfirmume, nuk qendrojne! Une me disa shok te Mentorit ishim te banesa e Mentorit… Secili mekanizem shtetror, tu fillu nga emergjenca, policia, njesiti hetimor, prokurori dhe mjeksia ligjore po e bajn punen e vet. Une e kuptoj qe interesimi i mediave dhe qytetarve asht shume i madh per ta kuptu te verteten, por nuk eshte etike te spekulohet per nji fatkeqsi. Pritni rezultatet e mjeksise ligjore, pastaj shkruni”, ka shkruar Tanushi në Facebook. Por, të njëjtën nuk e kanë thënë edhe nga Policia e Kosovës, shkruan Ata përmes raportit 24 orësh, kanë njoftuar se viktimës afër i është gjetur një armë dhe substancë e dyshuar narkotike. “Prishtinë 02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Policia.