Shefja e inteligjencës amerikane: Vetëm Trump mund t’i japë fund pushtimit rus në Ukrainë

Presidenti Trump është “personi i vetëm” që mund t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe Presidenti Zelenskyy beson se “fitorja” për Ukrainën është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit, sipas shefes së spiunazhit të SHBA. “Presidenti Trump e njeh nevojën urgjente për t’i dhënë fund kësaj lufte pas tre viteve të [...]Read More...

Shefja e inteligjencës amerikane: Vetëm Trump mund t’i japë fund pushtimit rus në Ukrainë

Presidenti Trump është “personi i vetëm” që mund t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe Presidenti Zelenskyy beson se “fitorja” për Ukrainën është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit, sipas shefes së spiunazhit të SHBA.

“Presidenti Trump e njeh nevojën urgjente për t’i dhënë fund kësaj lufte pas tre viteve të gjata të përgjakshme dhe ka dëshmuar se ai është i vetmi person që mund ta bëjë këtë”, tha për Fox News, drejtorja e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard.

Zelensky ka “qëllime të ndryshme në mendje”, shtoi ajo.

“Ai ka thënë se dëshiron t’i japë fund kësaj lufte, por ai do të pranojë vetëm një fund që me sa duket do të çojë në atë që ai e sheh si fitore të Ukrainës, edhe nëse vjen me një kosto tepër të lartë të Luftës së Tretë Botërore potencialisht apo edhe një lufte bërthamore,” tha Gabbard./abcnews.al