Kurti mirëpriti fituesit e çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpriti fituesit e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit, një iniciativë e organizatës TOKA për ata që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë. Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë një nismë e rëndësishme që ka për qëllim mirënjohjen dhe

Kurti mirëpriti fituesit e çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpriti fituesit e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit, një iniciativë e organizatës TOKA për ata që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë.

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë një nismë e rëndësishme që ka për qëllim mirënjohjen dhe promovimin e kontribuesve të jashtëzakonshëm në fushën e vullnetarizmit, duke përfshirë individë dhe subjekte të ndryshme që kanë punuar për ndryshimin pozitiv në komunitet.

Në këtë ngjarje u shpërndanë çmime për disa kategori, ndër të cilat fituesit ishin Gazmend Hasani, “Vullnetari më Guximtar i Vitit”, Dion Istrefi, “Vullnetari më Kreativ i Vitit”, dhe Viola Maksuti, “Vullnetarja e Vitit”,thuhet në njoftim.

Kurti ka theksuar rëndësinë e vullnetarizmit për zhvillimin e shoqërisë dhe promovimin e angazhimit aktiv të qytetarëve, veçanërisht të rinjve. “Vullnetarizmi është një angazhim që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet individëve dhe grupeve të ndryshme shoqërore,” u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

“Kryeministri Albin Kurti e ka përkrahur fushatën e Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit 2024 me një video promovuese ku kishte bërë thirrje për nominim të qytetarëve dhe subjekteve që janë angazhuar apo kanë përkrahur vullnetarizmin në vend. Si një nga hisedarët e fushatës, Zyra e Kryeministrit e përfaqësuar nga Mirlinda Lushtaku, Zyrtare e Lartë për Koordinim të Politikave në Sekretariatin Koordinues Qeveritar, kishte marrë pjesë në vlerësimin e nominimeve. Ndërkaq në konferencën e shpalljes së fituesve më 5 dhjetor 2024 kishte marrë pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku”, thuhet në njoftim.