Al-Shara: Ne duam të rivendosim lidhjet me SHBA, nuk kemi ende kontakte me Trump
Presidenti i përkohshëm i Sirisë Ahmed al-Shara tha se qeveria e tij po kërkon të rivendosë lidhjet me Shtetet e Bashkuara në ditët në vijim, por se nuk ka pasur ende kontakte me administratën e Donald Trump. Në një intervistë për The Economist, Al-Shara vuri në dukje se trupat amerikane janë në Siri pa miratimin [...]Read More...

Presidenti i përkohshëm i Sirisë Ahmed al-Shara tha se qeveria e tij po kërkon të rivendosë lidhjet me Shtetet e Bashkuara në ditët në vijim, por se nuk ka pasur ende kontakte me administratën e Donald Trump.
Në një intervistë për The Economist, Al-Shara vuri në dukje se trupat amerikane janë në Siri pa miratimin e qeverisë siriane dhe shtoi se prania e tyre duhet të miratohet nga shteti.
“Unë besoj se nuk duhet të ketë prani të paligjshme ushtarake në këtë vend. Duhet të ketë një marrëveshje për praninë ushtarake dhe nuk ka një marrëveshje të tillë mes nesh dhe SHBA-së. Kur bëhet fjalë për praninë ushtarake ruse, ajo aktualisht është duke u rishikuar”, theksoi Al-Shara.
Sipas vlerësimit të tij, sanksionet amerikane ndaj Sirisë, të cilat janë ende në fuqi, paraqesin një “rrezik të madh” për atë vend.
“Unë besoj se Presidenti Trump dëshiron paqen në rajon dhe se heqja e sanksioneve është një prioritet. SHBA nuk ka interes për të vazhduar vuajtjet e popullit sirian,” tha Shara./abcnews.al