Albian Ajeti suspendohet për tri ndeshje

Sulmuesi Albian Ajeti, në fitoren e djeshme 4:1 të Baselit ndaj Sionit, luajti prej minutës së 69-të, por në minutën e 95-të ai u ndëshkua me karton të kuq. Për shkak të atij kartoni do t’i mungojë Baselit në tri ndeshjet e ardhshme. Ndëshkimi i tij erdhi “për sjellje të dhunshme dhe provokime” dhe sot […] The post Albian Ajeti suspendohet për tri ndeshje appeared first on Albinfo.

Albian Ajeti suspendohet për tri ndeshje

Sulmuesi Albian Ajeti, në fitoren e djeshme 4:1 të Baselit ndaj Sionit, luajti prej minutës së 69-të, por në minutën e 95-të ai u ndëshkua me karton të kuq. Për shkak të atij kartoni do t’i mungojë Baselit në tri ndeshjet e ardhshme.

Ndëshkimi i tij erdhi “për sjellje të dhunshme dhe provokime” dhe sot Disiplinori i ligës zvicerane e dënoi Ajetin me tri ndeshje moslojë, raporton Blick.

Bëhet e ditur se Ajeti u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, për goditje nga prapa dhe shtyrje të italianit Federico Barba, përcjell albinfo.ch.

Në dy ndeshjet e ardhshme do të mungojë Lindrit Kamberi i Zurichut. Të dielën ai u ndëshkua me të kuq për faul të rrezikshëm në fund të ndeshjes me Luzernin. Amir Abrashi i Grasshopperit do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në Superligën e Zvicrës pasi është ndëshkuar me kartonin e tetë të verdhë këtë edicion.

The post Albian Ajeti suspendohet për tri ndeshje appeared first on Albinfo.