Albin Kurti: Ja pse kam besim tek Arben Taravari

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Albin Kurti: Ja pse kam besim tek Arben Taravari appeare Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur qartë qëndrimin e tij për zgjedhjet në presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se Republika e Kosovës, por edhe rajoni ka nevojë për një faktor politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili në këto kohëra të ballafaqimit të përditshëm e sistematik me Serbinë […] The post Albin Kurti: Ja pse kam besim tek Arben Taravari appeared first on INA ONLINE.

Albin Kurti: Ja pse kam besim tek Arben Taravari

The post d first on INA ONLINE.Albin Kurti: Ja pse kam besim tek Arben Taravari appeare

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur qartë qëndrimin e tij për zgjedhjet në presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se Republika e Kosovës, por edhe rajoni ka nevojë për një faktor politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili në këto kohëra të ballafaqimit të përditshëm e sistematik me Serbinë agresore, do të jetë krah i fortë i Kosovës, në mbështetje të paqes e sigurisë, mirëqenies e demokracisë.

Ai ka përshëndetur edhe kandidatin e opozitës shqiptare Arben Taravarin, të cilit thotë se i beson si për nga orientimi ashtu edhe për nga karakteri.

“Republika jonë, por edhe rajoni i Ballkanit Përendimor në përgjithësi, ka nevojë për një faktor politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili në këto kohëra të ballafaqimit të përditshëm e sistematik me Serbinë agresore, do të jetë krah i fortë i Kosovës, në mbështetje të paqes e sigurisë, mirëqenies e demokracisë.

Unë uroj që Presidenti dhe Qeveria e ardhshme të jenë pro-evropiane, demokratike, progresiste. Të tillë që ta mbështesin fuqishëm ndërtimin sa më të shpejtë të rrugës me tunel nën Malet e Sharrit e që i lidh Prizrenin me Tetovën, duke e përgjysmuar kohën e udhëtrimit. Uroj që Presidenti dhe Qeveria e ardhshme të dalin nga i ashtuquajturi “Ballkan i Hapur” që lindi në Novi Sad. Nisma “Ballkani i Hapur” nuk është mjaftueshëm evropiane. Ballkani evropian që e duam e na duhet është mjaftueshëm i hapur. Dhe, uroj që në politikën e jashtme të fqinjësisë së mirë Presidenti dhe Qeveria e ardhshme në Shkup t’i vendosin më lart Tiranën e Prishtinën, bashkë me Sofjen e Athinën, sesa Beogradin

Të dashur bashkatdhetarë, sa më shpesh që mblidheni e diskutoni, sa më shumë që bashkoheni e angazhoheni, aq më mirë për juve dhe për neve. Le të punojmë bashkë për zhvillim, le të përpiqemi vazhdimisht për drejtësi, le të qëndrojmë gjithnjë për barazi, le të kontribuojmë pa u ndalur për përparim. Ju përshëndes të gjithëve e në veçanti mikun tim e kryetarin tuaj Dr. Arben Taravarin që e kam shok ngahera dhe i besoj si për nga orientimi ashtu edhe për nga karakteri. Energjia e re është e mirëseardhur në skenën politike shqiptare për shumë arsye. Ajo gjithsesi ia vlen, sidomos në situatat që po i përjetojmë e jetojmë tani. Suksese të mërkuren e zgjedhjeve dhe në çdo ditë pune e pushimi!”, ka shkruar Kurti ndër të tjera. (INA)

The post Albin Kurti: Ja pse kam besim tek Arben Taravari appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Albin Kurti Arben Taravari Kryeministri Kosov Maqedonin Veriut Republika Republik Maqedonis Serbin Taravarin Ballkanit Presidenti Qeveria Malet Sharrit Prizrenin Tetov Ballkan Hapur Nisma Ballkani Shkup Tiran Prishtin Sofjen Athin Beogradin Energjia Suksese

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Albin Kurti Arben Taravari Kryeministri Kosov Maqedonin Veriut Republika Republik Maqedonis Serbin Taravarin Ballkanit Presidenti Qeveria Malet Sharrit Prizrenin Tetov Ballkan Hapur Nisma Ballkani Shkup Tiran Prishtin Sofjen Athin Beogradin Energjia Suksese

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online