Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon pritje solemne për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Sot, në hotelin “Emerald”, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka organizuar një pritje solemne për të shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ky eveniment i rëndësishëm do të mbledhë personalitete nga jeta publike dhe ajo e biznesit, duke ofruar mundësinë për forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin midis përfaqësuesve të institucioneve qendrore e lokale, subjekteve politike, klerikëve

Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon pritje solemne për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Sot, në hotelin “Emerald”, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka organizuar një pritje solemne për të shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ky eveniment i rëndësishëm do të mbledhë personalitete nga jeta publike dhe ajo e biznesit, duke ofruar mundësinë për forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin midis përfaqësuesve të institucioneve qendrore e lokale, subjekteve politike, klerikëve fetarë, bizneseve kombëtare dhe diplomacisë.

AKB, si organizata më e madhe që përfaqëson bizneset në Kosovë, mbështet zhvillimin dhe rritjen e sektorit privat në vend.

Njoftimi i plotë:

Aleanca Kosovare e Bizneseve sot organizon pritje solemne për shënimin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Institucioni që përfaqëson pjesën më të madhe të bizneseve në Kosovë Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) për ndër të shënimit të përvjetorit të 17 të Pavarësisë së Kosovës ka organizuar një pritje solemne në hotel Emerald sot në orën 15:39.

Ky mega organizim ku pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga jeta publike dhe ajo e biznesit në vend do të jetë një mundësi e mirë për të forcuar e rritur bashkëpunimin ndërmjet të ftuarave duke nisur nga përfaqësuesit e Institucioneve qendrore, lokale, komuniteteve që jetojnë në Kosovë, klerikë fetarë, përfaqësues të subjekteve politike, bizneset kombëtare nga Ballkani, përfaqësues të misioneve diplomatike si dhe mediave në Kosovë.

Aleanca Kosovare e Bizneseve është organizata që përfaqëson numrin më të madh të bizneseve në vend.

Kjo organizate mbrapa vetës po ashtu ka bizneset më të mëdha që operojnë në territorin e Kosovës.