Aleanca ushtarake, reagon ministri shqiptar: Serbia po ndjek një politikë të karriges boshe, e kotë çdo narrativë viktimizuese

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu pas publikimit sot të deklaratës së plotë ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka thënë se kjo marrëveshje në fushën e mbrojtjes është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane. Vengu në një postim në platformën X shkruan se të tri shtetet nënshkruese kanë vendosur të

Aleanca ushtarake, reagon ministri shqiptar: Serbia po ndjek një politikë të karriges boshe, e kotë çdo narrativë viktimizuese

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu pas publikimit sot të deklaratës së plotë ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka thënë se kjo marrëveshje në fushën e mbrojtjes është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane.

Vengu në një postim në platformën X shkruan se të tri shtetet nënshkruese kanë vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë.

Ai ka thënë tutje se Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karriges boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe dhe se ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet menja ë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe.

Postimi i tij:

Marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane.

Si aleatë kemi një vlerësim të njëmendtë mbi kërcënimet që synojnë të pengojnë të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Ndaj kemi vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet tona mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë.

Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karrikes boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe

Në historinë e saj, Shqipëria nuk ka precedentë marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dëm të fqinjëve, siç e kanë pasur shtete të tjera.

Për rrjedhojë, krahas kureshtjes së ekspertëve të dramave rajonale dhe atyre që mezi presin të gjejnë një vesh për të dëgjuar rënkime, nuk e kemi aspak problem të publikojmë marrëveshjen tripaleshe.