Algjeria ‘ultimatum’ Francës: Pranoni krimet bërthamore të kryera në territoret tona
Ibrahim Boughali, Kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore e Algjerisë, i bëri thirrje Francës që të pranojë zyrtarisht përgjegjësinë për “krimet bërthamore” gjatë periudhës koloniale në Algjeri. Ai kërkoi një njohje të plotë dhe zyrtare për testet bërthamore që Franca kreu në Algjeri, duke theksuar se kjo njohje duhet të shoqërohet me një angazhim moral. Testi [...]Read More...

Ibrahim Boughali, Kryetari i Asamblesë Kombëtare Popullore e Algjerisë, i bëri thirrje Francës që të pranojë zyrtarisht përgjegjësinë për “krimet bërthamore” gjatë periudhës koloniale në Algjeri.
Ai kërkoi një njohje të plotë dhe zyrtare për testet bërthamore që Franca kreu në Algjeri, duke theksuar se kjo njohje duhet të shoqërohet me një angazhim moral.
Testi i parë bërthamor i Francës, i zhvilluar në shkretëtirën Reggane më 13 shkurt 1960, ishte një pjesë e një serie testesh që u zhvilluan deri në vitin 1966, duke shkaktuar pasoja të rënda që vazhdojnë të ndihen edhe sot.
Boughali kërkoi që Franca të kompensojë viktimat dhe të pastrojë mbetjet bërthamore në Algjeri. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara, kryesisht për shkak të pasojave të kolonializmit francez në Algjeri.
/ abcnews.al