Aliçkaj: Politikanët e Kosovës të mos konfrontohen me Trumpin, ai është inatçor

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Aliçkaj, ka thënë se politikanët kosovarë duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos hyjnë në konfrontim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Sipas tij, Trumpi është inatçor, andaj duke e parë edhe takimin e tij të fundit me homologun ukrainas, Volodymyr

Aliçkaj: Politikanët e Kosovës të mos konfrontohen me Trumpin, ai është inatçor

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Aliçkaj, ka thënë se politikanët kosovarë duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos hyjnë në konfrontim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas tij, Trumpi është inatçor, andaj duke e parë edhe takimin e tij të fundit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky – të cilin e përzuri nga Shtëpia e Bardhë – te presidenti amerikan kanë shumë ndikim marrëdhëniet personale.

“Politikanë tanë, qeveritarët, diplomatët publikisht mos të hyjnë në konfrontim me Administratën Trump dhe me presidentin Trump. Ai është shumë inatçor prandaj duhet pasur kujdes. Publikisht duhet në mënyrën më diplomatike. Siç e patë edhe me Zelenskyn, ka shumë ndikim edhe marrëdhënia personale”, ka thënë ai në KTV.