Aliu me apel: Mos ndizni zjarre fushore e malore ose veprojmë me forcën e ligjit

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë apel që të bëhet kujdes i shtuar që të mos ndizen zjarre fushore e malore. Aliu tha se ditëve të fundit ka një shtim shqetësues të vatrave të zjarrit, sipas tij, të qëllimshme e të shkaktuara nga faktori njeri, të cilat tha se paraqesin veprime të

Aliu me apel: Mos ndizni zjarre fushore e malore ose veprojmë me forcën e ligjit

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë apel që të bëhet kujdes i shtuar që të mos ndizen zjarre fushore e malore.

Aliu tha se ditëve të fundit ka një shtim shqetësues të vatrave të zjarrit, sipas tij, të qëllimshme e të shkaktuara nga faktori njeri, të cilat tha se paraqesin veprime të kundërligjshme, dëme të pariparueshme për natyrën e pasoja të rrezikshme për të gjithë.

“Apeloj që të bëhet kujdes i shtuar, të mos ndizen zjarre fushore e malore, në të kundërtën do të veprojmë me forcën e ligjit, për të gjithë zjarrvënësit që po rrezikojnë jetën e pasurinë e qytetarëve si dhe po shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme në natyrën tonë të mrekullueshme”, shkroi Aliu