Ambasada amerikane: Trajnimi i NjSI-së forcon partneritetin e mbrojtjes mes dy shteteve
Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka uruar Njësia Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit pesë javor, SWAT, të udhëhequr nga Programi i Asistencës kundër Terrorizmit të Sigurisë Diplomatike. Në një postim në Facebook, ambasada bën të ditur se ky aktivitet rrit partneritetin mes dy shteteve. “Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka uruar Njësia Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit pesë javor, SWAT, të udhëhequr nga Programi i Asistencës kundër Terrorizmit të Sigurisë Diplomatike.
Në një postim në Facebook, ambasada bën të ditur se ky aktivitet rrit partneritetin mes dy shteteve.
“Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë ShBA-Kosovë dhe mban të sigurta ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona”.
“Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftim.