Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka një njoftim për qytetarët
Bëhet e ditur se shkelja e kushteve të vizës në Shtetet e Bashkuara mund të ketë pasoja serioze dhe afatgjata, përcjell albinfo.ch. Çdo veprim i qëllimshëm për të mashtruar autoritetet amerikane, përfshirë dhënien e informacionit të rremë gjatë procesit të aplikimit për vizë, përbën shkelje të ligjit dhe ndëshkohet rreptësisht. Këto e rikujtoi sot Ambasada […] The post Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka një njoftim për qytetarët appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se shkelja e kushteve të vizës në Shtetet e Bashkuara mund të ketë pasoja serioze dhe afatgjata, përcjell albinfo.ch.
Çdo veprim i qëllimshëm për të mashtruar autoritetet amerikane, përfshirë dhënien e informacionit të rremë gjatë procesit të aplikimit për vizë, përbën shkelje të ligjit dhe ndëshkohet rreptësisht.
Këto e rikujtoi sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një postim në Facebook.
Ambasada thekson se, nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni pa leje ligjore ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pasi të skadojë periudha e vizës, do të përballeni me dënime të rënda.
“Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni pa leje ligjore ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pasi të skadojë periudha e vizës ose e heqjes dorë nga viza, do të përballeni me dënime të rënda. Këto përfshijnë burgim, dëbim dhe një ndalim të përhershëm për marrjen e një vize amerikane në të ardhmen,” thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.
The post Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka një njoftim për qytetarët appeared first on Albinfo.