Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin

Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane, Ermal Dredha, ka zhvilluar ceremoninë zyrtare të dorëzimit të Letrave Kredenciale pranë Presidentit të Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, transmeton albinfo.ch.
Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Zvicrës, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të tyre në disa fusha me rëndësi të veçantë.
Në fokus të bisedës ishte intensifikimi i vizitave të nivelit të lartë, zhvillimi i forumeve ekonomike, si dhe forcimi i bashkëpunimit në sektorë të interesit të përbashkët, përfshirë arsimin, turizmin, investimet në energjinë e pastër, si dhe rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në Zvicër.
Presidenti Parmelin vlerësoi pozitivisht punën e qeverisë shqiptare në kuadër të reformave për procesin e integrimit evropian, duke theksuar gjithashtu kontributin e Zvicrës në këtë drejtim përmes projekteve që lidhen me mirëqeverisjen, të drejtat e njeriut, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Nga ana e tij, ambasadori Dredha shprehu angazhimin për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për zgjerimin e bashkëpunimit konkret mes dy vendeve mike./Albinfo.ch
The post Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit:albinfo.ch
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërke



