Ambasadori turk, kryeministrit Kurti: Ankaraja voton pro Kosovës në KiE

Welcome to Kosova Today

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës. Ai theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për votimin […]

Ambasadori turk, kryeministrit Kurti: Ankaraja voton pro Kosovës në KiE

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ambasadori Angili e uroi kryeministrin Kurti për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.

Ai theksoi mbështetjen e Republikës së Turqisë për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.

“Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Turqisë”, njofton ZKM.

Më 16 prill të gjithë deputetët nga Republika e Turqisë votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Gjatë takimit, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrojtjes dhe investimeve.

“Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryeministri Albin Kurti Turqis Kosov Sabri Kryeministrit Angili Asamblen Parlamentare Europ Republik Komitetin Ministrave Ambasadorin Republika Evrop

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryeministri Albin Kurti Turqis Kosov Sabri Kryeministrit Angili Asamblen Parlamentare Europ Republik Komitetin Ministrave Ambasadorin Republika Evrop

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online