Analisti Sadiku: Dështimi i sistemit digjital rriti dyshimet për manipulim në zgjedhje
Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka vlerësuar për “Front Online” se dyshimet për manipulim të votave janë rritur për shkak të papërgjegjësisë që shoqëroi dështimin e sistemit digjital të KQZ-së. Sipas Sadikut, problemi i KQZ-së ka krijuar mosbesim tek qytetarët, duke u shkaktuar shqetësime për zgjatjen e tepërt të procesit dhe mungesën e transparencës. “Dyshimet janë

Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka vlerësuar për “Front Online” se dyshimet për manipulim të votave janë rritur për shkak të papërgjegjësisë që shoqëroi dështimin e sistemit digjital të KQZ-së.
Sipas Sadikut, problemi i KQZ-së ka krijuar mosbesim tek qytetarët, duke u shkaktuar shqetësime për zgjatjen e tepërt të procesit dhe mungesën e transparencës.
“Dyshimet janë të mëdha për manipulim për shkak papërgjegjësisë që dështoi sistemi digjital i numërimit të votave dhe kaluam në sistem manual, kjo e zbehu ditën e mirë të zgjedhjeve që kaloi me një proces të mirë zgjedhor. Problemi i KQZ, krijoi mosbesim tek qytetarët se po zgjatë shumë si proces”, thotë ai.
Të martën, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka folur edhe për hetimet që po ndodhin nga Prokuroria rreth dyshimeve të ngritura për parregullsi në zgjedhje dhe për problemet që kanë ndodhur me faqen e KQZ-së në natën e 9 shkurtit.
Elezi ka thënë se adresa për pyetje rreth hetimeve është Prokuroria e Shtetit dhe vetëm ata mund të flasin për procesin e hetimit, ndërkohë që ka shtuar se KQZ është e gatshme të ofrojë të gjitha materialet e nevojshme që i nevojiten Prokurorisë për hetimin.
“Është prokuroria që mund t’iu japë përgjigje për natyrën e hetimeve që është duke i zhvilluar. Ne si KQZ ofrojmë të gjitha materialet e nevojshme për hetimin”, ka thënë Elezi.