Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore performon për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore performon për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore shfaqet në Londër

Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u zhvillua në Londër, ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore performoi për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, duke prezantuar para publikut ndërkombëtar pasurinë dhe autenticitetin e trashëgimisë kulturore shqiptare, transmeton albinfo.ch.

Në skenën e Shaw Theatre, koncerti me titull “Shqipëria në sytë e Bajronit – Zëri i Trashëgimisë” u prit me entuziazëm të madh dhe duartrokitje të gjata, duke dëshmuar se arti shqiptar ka fuqinë të kapërcejë kufijtë dhe të krijojë ura të forta komunikimi mes kulturave.

Përmes interpretimeve artistike, kostumeve tradicionale dhe melodive që ruajnë kujtesën e brezave, Ansambli Kombëtar solli para publikut një Shqipëri autentike, krenare dhe të gjallë, duke e shndërruar këtë koncert në një festë të identitetit kombëtar.

Kjo performancë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në misionin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor për promovimin e kulturës shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, duke forcuar rolin e artit si ambasadori më i mirë i Shqipërisë.

Me këtë koncert, Londra mirëpriti zërin e trashëgimisë shqiptare, ndërsa Shqipëria u përfaqësua me dinjitet, krenari dhe art në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të botës.

Me pak fjalë

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore bëri debutimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar me një koncert historik në Londër, duke paraqitur trashëgiminë kulturore shqiptare përmes artit, muzikës dhe valleve tradicionale.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.