Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg

I lindur në Kosovë, i rritur në Itali, Anton Ferizi jeton në Zvicër që nga viti 2016 The post Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg appeared first on Albinfo.

Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg

Numri i politikanëve me rrënjë shqiptare, të zgjedhur në postet ekzekutive të komunave ose kantoneve është në përgjithësi shumë më i vogël në krahasim me atë të asamblistëve të zgjedhur në komunat dhe kantonet përkatëse.

Këtij numri modest së fundi i është shtuar edhe Anton Ferizi, i posazgjedhur në postin e shefit të Administratës Financiare në Komunën e Kirchberg-ut, Kantoni St. Gallen, shkruan albinfo.ch.

Gazeta lokale elektronike toggenburg24.ch ka prezantuar këtë zgjedhje përmes një artikulli ku z. Ferizi tregon të dhënat e tij personale dhe përcaktimet për punën e tij në postin e ri.

“Unë quhem Anton Ferizi dhe kam marrë pozitën e Shefit të Administratës Financiare në komunën e Kirchberg nga 1 prilli 2025.
Unë jam i lindur në Kosovë, jam rritur në Itali dhe jetoj në Zvicër që nga viti 2016. Përmes këtyre fazave të jetës, kam arritur të zhvilloj një kuptim të gjerë kulturor – diçka që më ka formësuar si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

Në Zvicër kam vazhduar zhvillimin tim akademik dhe profesional dhe kam marrë Certifikatën Federale të Studimit të Avancuar në Financë dhe Kontabilitet. Kohët e fundit kam punuar për një kompani fiduciare ku kam marrë një gamë të gjerë detyrash në fushën e administrimit financiar.

Më pëlqen shumë të punoj me numra, struktura dhe procese – veçanërisht në një mjedis që kërkon profesionalizëm dhe punë ekipore. Mezi pres të kontribuoj përvojën dhe angazhimin tim në komunën e Kirchberg-ut”.

Komuna ku është zgjedhur Anton Ferizi në këtë post të rëmndësishëm ekzekutiv, ka afër 10 mijë banorë.

(Foto: Gemeinde Kirchberg)

 

The post Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg appeared first on Albinfo.