Anulohen disa fluturime për dhe nga aeroporti “Adem Jashari”, shkak greva në Gjermani

Si pasojë e grevave në aeroportet në Gjermani, qindra fluturime për dhe nga vende të ndryshme të botës janë anuluar. Greva e sindikatave përfshin aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se edhe […] The post Anulohen disa fluturime për dhe nga aeroporti “Adem Jashari”, shkak greva në Gjermani appeared first on Albinfo.

Anulohen disa fluturime për dhe nga aeroporti “Adem Jashari”, shkak greva në Gjermani

Si pasojë e grevave në aeroportet në Gjermani, qindra fluturime për dhe nga vende të ndryshme të botës janë anuluar.

Greva e sindikatave përfshin aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se edhe fluturimet përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, janë ndikuar, transmeton albinfo.ch.

“Njoftim me rëndësi nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte”, thuhet në njoftim.

The post Anulohen disa fluturime për dhe nga aeroporti “Adem Jashari”, shkak greva në Gjermani appeared first on Albinfo.