Anulohet fluturimi Vjenë-Prishtinë i Austrian Airlines, udhëtarët mbesin në aeroport
Fluturimi direkt i planifikuar nga Vjena në Prishtinë i orës 22:45 është anuluar duke lënë dhjetëra udhëtarë në aeroportin e Vjenës. Albinfo.at mëson se përveç udhëtarëve shqiptarë nga Austria, kishte edhe udhëtarë nga shtetet tjera evropiane të cilët kishin zgjedhur për kalim transit përmes aeroportit të Vjenës në drejtim të Kosovës. Arsyetimi që iu dha […] The post Anulohet fluturimi Vjenë-Prishtinë i Austrian Airlines, udhëtarët mbesin në aeroport appeared first on Albinfo.

Fluturimi direkt i planifikuar nga Vjena në Prishtinë i orës 22:45 është anuluar duke lënë dhjetëra udhëtarë në aeroportin e Vjenës.
Albinfo.at mëson se përveç udhëtarëve shqiptarë nga Austria, kishte edhe udhëtarë nga shtetet tjera evropiane të cilët kishin zgjedhur për kalim transit përmes aeroportit të Vjenës në drejtim të Kosovës.
Arsyetimi që iu dha për anulim sipas udhëtarëve ishte se në aeroportin e Prishtinës ka ngrica nga të ftohtit dhe për rrjedhojë arroplani nuk mund të ateronte.
Albinfo.at ka marrë informata ngaAustria Airlines të cilët konfirmuan se udhëtarët do të akomodohen në hotel dhe se fluturimi pritet të realizohet të enjten në orën 10:05.
The post Anulohet fluturimi Vjenë-Prishtinë i Austrian Airlines, udhëtarët mbesin në aeroport appeared first on Albinfo.