Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që përdorin vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë. Në apelin e policisë thuhet se për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në pikë kalimin kufitar në Merdarë, inkurajohen qytetarët që të përdorin pikë kalimet

Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që përdorin vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë.
Në apelin e policisë thuhet se për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në pikë kalimin kufitar në Merdarë, inkurajohen qytetarët që të përdorin pikë kalimet e tjera për qarkullim.
Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëhet e ditur se në vendkalimin kufitar në Merdar, në dalje të Kosovës, qytetarët po presin deri në pesë orë për të kaluar në anën serbe.