Apple kërkon falje për reklamën e iPad-it: Kemi humbur pikë me këtë video, na vjen keq

Welcome to Kosova Today

Apple ka kërkuar falje pas një reagimi të ashpër në internet ndaj reklamës së fundit të iPad-it të ri, ku shfaqet një shtypje e përmasave industriale e një koleksioni instrumentesh muzikore. Reklama, e shfaqur në publik nga shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, të martën, tregon një pajisje duke shtypur sende të ndryshme përpara se […] The post Apple kërkon falje për reklamën e iPad-it: Kemi humbur pikë me këtë video, na vjen keq appeared first on Albanian Post.

Apple kërkon falje për reklamën e iPad-it: Kemi humbur pikë me këtë video, na vjen keq

Apple ka kërkuar falje pas një reagimi të ashpër në internet ndaj reklamës së fundit të iPad-it të ri, ku shfaqet një shtypje e përmasave industriale e një koleksioni instrumentesh muzikore.

Reklama, e shfaqur në publik nga shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, të martën, tregon një pajisje duke shtypur sende të ndryshme përpara se në vendin e tyre të shfaqet një iPad Pro i vetëm.

Një zë më pas thotë: Ipad-i më i fuqishëm ndonjëherë është edhe më i hollë.

Por implikimi se një iPad mund të shtrydh aftësitë kulturore të njerëzimit në një objekt me një thellësi prej 5 milimetra u pa ndryshe nga komentuesit në mediat sociale.

Shumë prej tyre kanë thënë se reklama përfaqëson “shkatërrimin e përvojës njerëzore, me mirësjellje nga Silicon Valley”.

Apple sakaq ka kërkuar falje dhe ka pranuar se reklama është vlerësuar gabimisht.

Meet the new iPad Pro: the thinnest product we’ve ever created, the most advanced display we’ve ever produced, with the incredible power of the M4 chip. Just imagine all the things it’ll be used to create.

— Tim Cook (@tim_cook) May 7, 2024

“Kreativiteti është në ADN-në tonë në Apple dhe është tepër e rëndësishme për ne që të dizajnojmë produkte që fuqizojnë krijuesit në të gjithë botën”, ka thënë Tor Myhren, zëvendëspresident i Apple për komunikimet e marketingut.

“Qëllimi ynë është të festojmë gjithmonë një mori mënyrash se si përdoruesit shprehen dhe sjellin idetë e tyre në jetë përmes iPad. Kemi humbur pikë me këtë video dhe na vjen keq”, ka shtuar ai.

Paçka se reklama mbetet në linjë në llogarinë e Cook në X dhe YouTube, Apple ka anuluar planet për ta shfaqur atë në TV.

Apple nën kritika për reklamën e re të iPad-it

The post Apple kërkon falje për reklamën e iPad-it: Kemi humbur pikë me këtë video, na vjen keq appeared first on Albanian Post.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Apple Reklama Silicon Valley Kreativiteti Myhren YouTube Albanian

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Apple Reklama Silicon Valley Kreativiteti Myhren YouTube Albanian

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online