Arabia Saudite njofton Trumpin se dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, sipas një njoftimi nga qeveria saudite. Sipas deklaratës saudite, Bin Salman, ka uruar Trumpin për inaugurimin e tij dhe ka uruar “progres dhe prosperitet” për popullin amerikan nën udhëheqjen e tij, raporton BBC. Të [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, sipas një njoftimi nga qeveria saudite.
Sipas deklaratës saudite, Bin Salman, ka uruar Trumpin për inaugurimin e tij dhe ka uruar “progres dhe prosperitet” për popullin amerikan nën udhëheqjen e tij, raporton BBC.
Të dy diskutuan stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për të luftuar terrorizmin, njofton më tej deklarata.
Princi ka shtuar se mbretëria dëshiron të investojë rreth 600 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër vjetëve të ardhshme.