Arben Gashi e akuzoi se i quajti shqiptarët “terroristë”, Rashiq: Është e pavërtetë, nuk ka ndodhur kurrë

Arben Gashi e akuzoi se i quajti shqiptarët “terroristë”, Rashiq: Është e pavërtetë, nuk ka ndodhur kurrë

Deputeti nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, ka reaguar ndaj pretendimit të deputetit Arben Gashi se ai i kishte quajtur shqiptarët “terroristë”.

Rashiq e ka mohuar kategorikisht këtë pretendim, duke deklaruar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Është e pavërtetë, kurrë nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Rashiq.

Ai ishte i pranishëm sot edhe në seancën fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh dhe para gjykatës u deklarua plotësisht i pafajshëm.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.