Protestat në Shqipëri/ Luizi Ejlli: Populli po injorohet

Protestat në Shqipëri/ Luizi Ejlli: Populli po injorohet

I ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën sot është edhe Luiz Ejlli, moderator i “Live me Luizin”. Protesta është çështja e madhe e këtyre ditëve. Ejlli shprehet se aktet e protestuesve nuk duhet të lënë menjanë arsyen e kësaj proteste dhe revolte.

“Pas një vendimi të drejtuesve të Top Channel, u mor vendimi që emisioni të mos transmetohej. Duke qenë se emisioni im ka argëtim, lojëra dhe muzike, nuk është momenti për të tilla gjëra. Nëse do të merremi me gurët, semaforët apo 3 kazanë që digjen, po i largohemi arsyes përse ata njerëz janë aty.

Ata njerëz janë plot halle dhe shteti duhet t’i thirrë dhe të përpiqet të flasë dhe t’i zgjidhë problemet. Jo t’i kërkojë llogari se kush ju ka sjellë këtu.

Protesta paqësore ishte shembull në botë, por u përball me indiferencë. Unë mbaj mend 1997 dhe 21 janarin 2011 dhe nuk dua të them se Rama erdhi në pushtet me gjak dhe po largohet njësoj. Unë njoh plot policë dhe nuk mund ta imagjinoj se ata mund të godasin ata të rinj nga hiçi.

Populli po injorohet, deputetët dhe ministrat janë urdhëruar të mos flasin. Presidenti foli? Nuk flitet të Facebook, bëhet siç duhet. Të rinjtë e mbulojnë fytyrën se kanë prindërit në punë, identifikohen dhe i bëjnë presion”, u shpreh Ejlli.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.