Ardhja e Trump, Bitcoin kalon shifrën e 100 mijë dollarëve

Bitcoin është rritur më shumë se 50% që nga zgjedhjet e 5 nëntorit që panë rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë The post Ardhja e Trump, Bitcoin kalon shifrën e 100 mijë dollarëve appeared first on Albinfo.

Ardhja e Trump, Bitcoin kalon shifrën e 100 mijë dollarëve

Bitcoin u rrit në një nivel rekord mbi 106,000 dollarë të hënën pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump sugjeroi se ai planifikon të krijojë një rezervë strategjike të kriptovalutës në SHBA, të ngjashme me rezervën e naftës.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, arriti vlerën maksimale prej 106,533 dollarësh dhe u tregtua për herë të fundit me 3,2% në 104,462 dollarë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Kriptomonedhat janë katapultuar në qendër të vëmendjes ndërsa investitorët mendojnë se administrata e ardhshme e Trump do të sjellë një mjedis rregullator më miqësor ndaj këtyre alternativave. Bitcoin është rritur 192% për këtë vit.

Qeveritë në mbarë botën kanë mbajtur 2.2% të furnizimit total të bitcoin që nga korriku, sipas ofruesit të të dhënave CoinGecko, me Shtetet e Bashkuara që posedojnë gati 200,000 bitcoin me vlerë më shumë se 20 miliardë dollarë në nivelet aktuale. Kina, Britania e Madhe, Butani dhe El Salvador janë vendet e tjera me sasi të konsiderueshme të kësaj kriptovalute.

Presidenti rus Vladimir Putin në fillim të këtij muaji tha se administrata aktuale amerikane po minonte rolin e dollarit amerikan si monedhë rezervë në ekonominë globale, duke e përdorur atë për qëllime politike e duke detyruar shumë vende të kthehen në asete alternative, si në rastin e kriptovalutave.

Bitcoin është rritur më shumë se 50% që nga zgjedhjet e 5 nëntorit që panë rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë. Vlera totale e tregut të kriptomonedhave është pothuajse dyfishuar gjatë vitit deri më tani për të arritur një rekord mbi 3.8 trilion dollarë, sipas CoinGecko.

Trump, i cili dikur e quajti kriptovalutën si një mashtrim, vlerësoi asetet digjitale gjatë fushatës së tij, duke premtuar se do t’i bënte Shtetet e Bashkuara “kryeqytetin e kriptove të planetit”.

The post Ardhja e Trump, Bitcoin kalon shifrën e 100 mijë dollarëve appeared first on Albinfo.