Argjentina hap arkivat sekrete të nazistëve të arratisur

Qeveria e presidentit argjentinas, Javier Milei ka njoftuar deklasifikimin e arkivave sekrete në lidhje me praninë e kriminelëve nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore në Argjentinë, konfirmoi sot sekretari i kabinetit, Guillermo Francos, i cili saktësoi se angazhimi i presidentit për t’i bërë publike këto dokumente është bërë gjatë një takimi javën e [...]Read More...

Argjentina hap arkivat sekrete të nazistëve të arratisur

Qeveria e presidentit argjentinas, Javier Milei ka njoftuar deklasifikimin e arkivave sekrete në lidhje me praninë e kriminelëve nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore në Argjentinë, konfirmoi sot sekretari i kabinetit, Guillermo Francos, i cili saktësoi se angazhimi i presidentit për t’i bërë publike këto dokumente është bërë gjatë një takimi javën e kaluar në Buenos Aires me përfaqësues të qendrës ”Simon Wiesenthal”.

Me atë rast, një letër nga senatori Chuck Grassley, i Komitetit Gjyqësor të Senatit të Shteteve të Bashkuara, iu dorëzua presidentit argjentinas, duke i kërkuar Argjentinës që të bashkëpunonte në hetimin e kriminelëve gjermanë të luftës.

Historianët vlerësojnë se Argjentina priti rreth 5 000 të arratisur nazistë, duke përfshirë figura të shquara të Rajhut të Tretë si Adolf Eichmann dhe Josef Mengele. Prandaj, dokumentet që do të vihen në dispozicion mund të ofrojnë të dhëna dhe informacione të reja mbi shtrirjen e mbështetjes lokale që lehtësoi mbërritjen dhe mbrojtjen e tyre.

Që nga marrja e detyrës, presidenti argjentinas ka shprehur dëshirën e tij për të lidhur pa kushte politikën e jashtme të Argjentinës me atë të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Vetë Milei prej disa kohësh i është nënshtruar një procesi konvertimi në fenë hebraike.