Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires
Welcome to Kosova TodayNjë grua 60-vjeçare në Argjentinë ka bërë histori duke rrëmbyer titullin e Miss Universe Buenos Aires. Alejandra Rodriguez, është një avokate dhe gazetare nga La Plata dhe konkurrentja e parë 60-vjeçare që ka fituar këtë titull, shkruan People. Në këtë garë ajo mposhti 34 konkurrente të tjera, të cilat varionin nga mosha 18 e deri tek […]
Një grua 60-vjeçare në Argjentinë ka bërë histori duke rrëmbyer titullin e Miss Universe Buenos Aires.
Alejandra Rodriguez, është një avokate dhe gazetare nga La Plata dhe konkurrentja e parë 60-vjeçare që ka fituar këtë titull, shkruan People.
Në këtë garë ajo mposhti 34 konkurrente të tjera, të cilat varionin nga mosha 18 e deri tek mosha 73-vjeçare.
Foto: Alejandra Rodriguez / InstagramTani, Rodriguez do të garojë për titullin Miss Universe të vendit më 25 maj për të vazhduar më pas edhe për titullin botëror të garës së bukurisë të Miss Universe.
“Jam e emocionuar që po përfaqësoj këtë paradigmë të re në konkurset e bukurisë, sepse ne po përurojmë një fazë të re në të cilën gratë nuk janë vetëm bukuria fizike, por edhe një grup tjetër vlerash”, u tha Rodríguez para mediave pas fitores së saj, sipas mediave.
“Unë jam e para e këtij brezi që filloj me këtë”, theksoi tutje ajo.
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:Argjentin Universe Buenos Aires Alejandra Rodriguez Plata People Snapinsta Instagram
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:Argjentin Universe Buenos Aires Alejandra Rodriguez Plata People Snapinsta Instagram