Arifi: BE dhe SHBA presin veprime urgjente nga Qeveria e re e Kosovës

Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po presin krijimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe se menjëherë pas formimit të Qeverisë, priten takime të rëndësishme me përfaqësues ndërkombëtarë. ‘’BE dhe SHBA jane ne pritje te krijimit te insitucioneve te Kosoves. Qe javen e pare kryeministri i

Arifi: BE dhe SHBA presin veprime urgjente nga Qeveria e re e Kosovës


Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, tha se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po presin krijimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe se menjëherë pas formimit të Qeverisë, priten takime të rëndësishme me përfaqësues ndërkombëtarë.

‘’BE dhe SHBA jane ne pritje te krijimit te insitucioneve te Kosoves. Qe javen e pare kryeministri i ri do te kete vizite nga BE’’, tha Arifi për FrontOnline

Sipas Arifit, në javën e parë të mandatit, kryeministri i ri do të ketë vizita nga BE dhe SHBA, ku do të kërkohen veprime konkrete dhe urgjente për dialogun me Serbinë. Ai theksoi se suksesi i emisarit të dialogut varet jo vetëm nga palët e përfshira në bisedime, por edhe nga niveli i mbështetjes që BE-ja do të ofrojë në këtë proces.