Arifi: Kosova po funksionon si provincë e jo si shtet

Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, thotë për FrontOnline se Kosova nuk po bën asgjë për të vendosur kontakt me Administratën e Donald Trump. ‘’Kosova nuk është duke bere asgjë për te vendosur kontakt me administratën e re’’ , thotë ai. Arifi, shprehet se siç duket Kosova është në pritje se kush

Arifi: Kosova po funksionon si provincë e jo si shtet


Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, thotë për FrontOnline se Kosova nuk po bën asgjë për të vendosur kontakt me Administratën e Donald Trump.

‘’Kosova nuk është duke bere asgjë për te vendosur kontakt me administratën e re’’, thotë ai.

Arifi, shprehet se siç duket Kosova është në pritje se kush po vije nga Amerika për ti ‘‘treguar detyrat’’.

‘’Është ne pritje se “kur po vijnë” dhe me vesh ne krah se si do te kërkojnë qe ata nga Kosova qe ti kryen obligimet ndërkombëtare’’ potencoi ai.

Sipas Arifit, Kosova po funksionon si provincë e jo si shtet.