Armëpushimi me Izraelin/ Hamasi: Lirimi i pengjeve varet nga numri i palestinezëve të liruar
Hamasi ka deklaruar se mekanizmi i lirimit të pengjeve izraelite që mbahen në Gaza do të varet nga numri i të burgosurve palestinezë që Izraeli do të lirojë. Në një deklaratë, Hamas njoftoi se lista e të burgosurve palestinezë që do të lirohen do të publikohet një ditë përpara shkëmbimit, sipas kushteve të marrëveshjes së [...]Read More...

Hamasi ka deklaruar se mekanizmi i lirimit të pengjeve izraelite që mbahen në Gaza do të varet nga numri i të burgosurve palestinezë që Izraeli do të lirojë.
Në një deklaratë, Hamas njoftoi se lista e të burgosurve palestinezë që do të lirohen do të publikohet një ditë përpara shkëmbimit, sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të arritur me Izraelin.
Faza fillestare gjashtë-javore e armëpushimit përfshin tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza qendrore dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri.
Gjatë kësaj periudhe, grupi militant do të lirojë grupin e parë prej 33 pengjesh dhe Izraeli do të lirojë dhjetëra të burgosur palestinezë, shkruan Sky News.
Negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes pritet të fillojnë në ditën e 16-të të fazës së parë dhe pritet të përfshijnë lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët izraelitë meshkuj, një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite.
Një fazë e tretë pritet të përfshijë kthimin e trupave të pengjeve të vdekur dhe fillimin e rindërtimit të Gazës./abcnews.al