Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për çështjen e votimit
Katër persona janë arrestuat nën dyshimet për veprën penale “Cenim i përcaktimit të votuesit”. Të dyshuarit janë përcjellë për në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, transmeton albinfo.ch. Zëvendës Drejtori Rajonal për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur se një qytetar ka njoftuar që i është kërkuar të votojë për një parti […] The post Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për çështjen e votimit appeared first on Albinfo.

Katër persona janë arrestuat nën dyshimet për veprën penale “Cenim i përcaktimit të votuesit”.
Të dyshuarit janë përcjellë për në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, transmeton albinfo.ch.
Zëvendës Drejtori Rajonal për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur se një qytetar ka njoftuar që i është kërkuar të votojë për një parti të caktuar, dhe nëse nuk e bën ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë do t’i ndërpriten.
“Dyshohet se thirrja ka ardhë nga qendra për punë sociale në Zubin Potok. Pas intervistimit të tyre dhe diskutimit me Prokurorin kujdestar do të vendoset se si të veprohet tutje”, tha Elshani për klankosova.
The post Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për çështjen e votimit appeared first on Albinfo.