Arrestohet 23-vjeçari nga Shqipëria, për pesë muaj përfitoi pasuri nga prizrenasja duke e kan’osur
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Vërmicë të enjten pasi dyshohet se nga muaji tetor i 2024-së deri në shkurt të këtij viti e kishte kanosur një grua për të përfituar pasuri nga ajo. Sipas policisë, 24-vjeçarja nga Prizreni kishte vepruar në dëm të pasurisë së saj. I dyshuari është 23-vjeçar me inicialet S.M.

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Vërmicë të enjten pasi dyshohet se nga muaji tetor i 2024-së deri në shkurt të këtij viti e kishte kanosur një grua për të përfituar pasuri nga ajo.
Sipas policisë, 24-vjeçarja nga Prizreni kishte vepruar në dëm të pasurisë së saj.
I dyshuari është 23-vjeçar me inicialet S.M., dhe kishte ikur nga policia, kur ata deshën ta arrestojnë.
“I dyshuari fillimisht nuk përfill urdhrat e zyrtarëve policorë, ai është nisur me vrull me veturën e tij dhe gjatë ikjes rrezikoi zyrtarët policor dhe qytetarët përrreth dhe vazhdoi ikjen në drejtim të pikës kufitare në Vërmicë”.
“Zyrtarët policorë, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve, janë vënë në ndjekje dhe diku në afërsi të fshatit Vermicë kanë arritur ta ndalojnë veturën e të dyshuarit dhe të arrestojnë atë”, thuhet në njoftim.
Për të gjitha veprimet është informuar prokurori i shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 ore.