Arrestohet burri që i sulmoi dy gra në një parking të Prishtinës

Welcome to Kosova Today

Burri i cili përdori forcë ndaj dy grave në një parking në Prishtinē është arrestuar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje për Periskopin, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se i dyshuari ka shkaktuar dy aksidente dhe më pas ka sulmuar dy vozitëset. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në […]

Arrestohet burri që i sulmoi dy gra në një parking të Prishtinës

Burri i cili përdori forcë ndaj dy grave në një parking në Prishtinē është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për Periskopin, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se i dyshuari ka shkaktuar dy aksidente dhe më pas ka sulmuar dy vozitëset.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura.

Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura.

Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit. I njëjti u arrestua në orët e pasdites në qytetin e Pejës, si rrjedhojë e bashkëpunimit operativ të zgjeruar.

Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Burri Prishtin Policia Kosov Periskopin Qendra Njoftimi Policis Rreth Sylejman Vokshi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Burri Prishtin Policia Kosov Periskopin Qendra Njoftimi Policis Rreth Sylejman Vokshi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online