Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Mbrëmjen e së dielës është arrestuar një 19-vjeçar si i dyshuar për vrasjen e një të riu tjetër (19-vjeçar) në Vushtrri. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku ka sekuestruar një pistoletë dhe një armë të gjatë. “Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është […] The post Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri appeared first on Albinfo.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Mbrëmjen e së dielës është arrestuar një 19-vjeçar si i dyshuar për vrasjen e një të riu tjetër (19-vjeçar) në Vushtrri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku ka sekuestruar një pistoletë dhe një armë të gjatë.

“Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin policor, transmeton albinfo.ch.

Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”.

Një 19-vjeçar është qëlluar me armë zjarri të dielën në Vushtrri, ku pas plagëve të marra ka vdekur.

“Rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Galip Badivuku’ ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton albinfo.ch.

The post Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri appeared first on Albinfo.