Arrestohet i dyshuari për vrasje*n e Ardit Zymerit
Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e

Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri
Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.
Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.
Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.