Arrestohet në Prishtinë i dënuari për vepra penale
Policia e Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Qendra në Prishtinë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar: O.H, mashkull, 26 vjeç. I njëjti, konform urdhëresës

Policia e Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Qendra në Prishtinë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar: O.H, mashkull, 26 vjeç.
I njëjti, konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj).