Arrestohet një 19-vjeçar për vjedhjen e një veture në Leposaviq
Një 19-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e një veture në Leposaviq. Policia njofton se pasi është raportuar rasti se sot është vjedhur një veturë, menjëherë njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore me qëllim ndriçimin e rastit. “Si rezultat është identifikuar i dyshuari N.K., 19 vjeç, i cili është arrestuar dhe me pas është

Një 19-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e një veture në Leposaviq.
Policia njofton se pasi është raportuar rasti se sot është vjedhur një veturë, menjëherë njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore me qëllim ndriçimin e rastit.
“Si rezultat është identifikuar i dyshuari N.K., 19 vjeç, i cili është arrestuar dhe me pas është shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në njoftim.
Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale së bashku me një person tjetër, i cili është identifikuar dhe aktualisht është në kërkim policor.
Automjeti pas përfundimit të procedurave policore I është kthyer pronarit.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”, njofton më tej policia