Arrestohet një person në Istog, shtiu me armë gjatë festimit të Krishtlindjes ortodokse

Një person është arrestuar në fshatin Cerkolez të Istogut pasi që i njëjti duke festuar Krishtlindjen Ortodokse, bashkë me disa persona, është parë në një videoincizim se kishte shtënë me armë. Policia bën të ditur se i njëjtit gjatë bisedës me ta, ka deklaruar se ka edhe armë të tjera në shtëpi. Nё koordinim me

Arrestohet një person në Istog, shtiu me armë gjatë festimit të Krishtlindjes ortodokse

Një person është arrestuar në fshatin Cerkolez të Istogut pasi që i njëjti duke festuar Krishtlindjen Ortodokse, bashkë me disa persona, është parë në një videoincizim se kishte shtënë me armë.

Policia bën të ditur se i njëjtit gjatë bisedës me ta, ka deklaruar se ka edhe armë të tjera në shtëpi.

Nё koordinim me Prokurorin e shtetit, nё shtёpinё e personit tё dyshuar nga zyrtarët policor janë gjetur dhe sekuestruar:

Një armë pistoletё CZ 75B

Dy karikatorë tё sё njejtёs armё

Një pushkë gjysmё automatike M57 7.62mm

Një pushkё gjuetie

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt.