Arrestohet një polic, për dy të tjerë rekomandohet suspendimi

Inspektorati policor i Kosovës ka arrestuar një polic, përderisa për dy të tjerë ka rekomanduar suspendimin e tyre. Sipas IPK, arrestimi i zyrtarit policor ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit ku fillimisht Policia e Kosovës ishte njoftuar për një rast të gjuajtjes më armë zjarri pas orës 3 të mëngjesit në një

Arrestohet një polic, për dy të tjerë rekomandohet suspendimi

Inspektorati policor i Kosovës ka arrestuar një polic, përderisa për dy të tjerë ka rekomanduar suspendimin e tyre.

Sipas IPK, arrestimi i zyrtarit policor ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit ku fillimisht Policia e Kosovës ishte njoftuar për një rast të gjuajtjes më armë zjarri pas orës 3 të mëngjesit në një lokal në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Njoftimi i plotë:

PK në raste të ndryshme arrestoi një zyrtar policor dhe rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve tjerë policorë
Prishtinë, 8 prill 2025
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një zyrtar policor në një rast kurse për dy raste tjera i kanë rekomanduar dje Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri rast në Kaçanik kurse rasti tjetër në Ferizaj.
Arrestimi i zyrtarit policor ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit ku fillimisht Policia e Kosovës ishte njoftuar për një rast të gjuajtjes më armë zjarri pas orës 3 të mëngjesit në një lokal në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Pasi në këtë rast ishte përfshirë si i dyshuar një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, bazuar në autorizimet ligjore janë njoftuar hetuesit e IPK-së. Pas disa veprimeve hetimore, me dyshimin se ky zyrtar ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti është arrestuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin tjetër që raportohet të ketë ndodhur në Kaçanik, zyrtari policor dyshohet për veprën penale “Kanosje” sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përderisa vepra dyshohet të ketë ndodhur brenda objektit të stacionit policor.
Hetuesit e IPK-së në këtë rast kanë rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.
Në një rast tjetër hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte me detyrë në stacionin policor të Ferizajt me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
Pas pranimit të informatave dhe ndërmarrjes së veprimeve të para hetimore, si dhe në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij për të mundësuar një hetim të paanshëm dhe të pavarur.
IPK vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së standardeve të larta profesionale, respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe fuqizimit të llogaridhënies brenda Policisë së Kosovës.